Sugjerojmë:

Spinaq me mocarela dhe djathë çedar, një tavë e parezistueshme!

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
4-5 persona
Kalori:
201
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e grirë imët
2 thelpi hudhra
500 gramë spinaq
1 filxhan çaji me qumësht
6 lugë gjelle me krem djathi
½ filxhan çaji me djathë mocarella të prerë imët
¼ filxhan çaji me djathë çedar
Salcë Worcestershire
Piper të zi për shije

1.Ngroheni furrën në 220 gradë C.

2.Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën dhe hudhrat. I shtojmë spinaqin e larë mirë dhe e lëmë rreth 5 minuta.

3.E kullojmë mirë spinaqin dhe më pas e kalojmë në një enë të pastër qelqi.

4.Në një tenxhere shtojmë qumështin, kremin e djathit dhe i trazojmë mirë për 3 minuta. Shtoni në tenxhere masën me spinaq që përgatitëm më parë.

5.Shtojini djathin mocarella dhe atë çedar. Trazojini mirë. Më pas shtojini salcën Worcestershire, kripë dhe piper.

6.Servireni masën në një tavë dhe sipër i shtoni djathin mozarella. Futeni në furrë derisa të marrë një ngjyrë kafe të artë, për 20-25 minuta.

Komento