Fillimisht, specat i pastrojmë dhe i heqim farat. Në një tigan, skuqim qepën dhe hudhrën me pak vaj ulliri derisa të zbuten. Shtojmë mishin e grirë dhe e gatuajmë deri sa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë orizin dhe domatet e grira, duke i përzier mirë. E lëmë të ziejë për 10 minuta derisa orizi të fillojë të zbutet dhe masa të trashet. E rregullojmë me kripë, piper dhe erëza të freskëta.
Mbushim specat me masën e përgatitur dhe i vendosim në një tavë të thellë. Shtojmë pak ujë dhe vaj ulliri në tavë dhe i fusim në furrë të parangrohur në 180°C. I lëmë të piqen për rreth 30 minuta derisa specat të jenë zbutur dhe të kenë marrë një ngjyrë të artë.
Shoqërohet me: Kos të freskët dhe bukë të ngrohtë. Konsumohet si drekë ose darkë e lehtë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento