Speca të mbushur me spinaq e djathë

Speca të mbushur me spinaq e djathë

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 500 gram spinaq
  • 300 djathë djathë parmixhano
  • 7-8 speca
  • 200 ml ajkë qumështi
  • 1 lugë kafe hudhër pluhur
  • 1 tufë borzilok
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë spinaqin, kriposeni dhe shtypeni me duar.

2

Vendoseni për ta skuqur në një tigan me vaj ulliri. Sapo të bie volumi i shtoni qumështin, borzilokun, djathin, hudhrat dhe i trazoni mirë.

3

Në një tavë vendosni specat dhe i mbushni me masën që përgatitët.

4

Shtypeni mirë mbushjen në mënyrë që të mos dalë jashtë gjatë pjekjes.

5

I spërkasni edhe njëherë me vaj ulliri dhe në fund i fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.

6

Specat e mbushur janë gati!

Lini një koment