Sugjerojmë:

Speca të mbushur me mish

Speca të mbushur me mish

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 10-12 speca te kuq ose jeshil sipas dëshirës
  • 5 kokrra qepë
  • 1 filxhan oriz
  • 200 gram mish viçi
  • 3 kokrra domate
  • 10 gjethe nenexhik
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tigan skuqni qepën e grirë imët me pak vaj. Shtoni mishin e prerë në copa të vogla dhe tulin e domateve.

2

Shtoni një gotë ujë dhe prisni derisa të tretet domatja.

3

Më pas shtoni orizin, kripën, piperin dhe gjethet e nenexhikut të freskët.

4

Shtoni edhe dy gota ujë dhe e lini tiganin në zjarr për 10 minuta.

5

Pastroni specat duke i larë mirë, i hiqni kokën dhe farat.

6

I mbushni me masën që përgatitët dhe i vendosni në tepsi. Tepsisë i shtoni një gotë ujë në mënyrë që specat të mos ngjisin.

7

Tani e fusni në furrë për 35-40 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment