Sugjerojmë:

Speca të mbushur me djathë të skuqur në tigan

8 speca
500 gr djathë
2 vezë
1/4 koper
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji piper i zi
Për t'i mbështjellë:
2 gota miell
2 gota miell misri
2 vezë

1.Merrini specat, lajini dhe pastrojini, pastaj i vendosni në furrë për pjekje.

2.Pas pjekjes hiqjuni lëvoret dhe lerini të pushojnë.

3.Ndërkohë merrni djathin vendoseni në një enë dhe shtoni vezët, koperin, kripën, piperin e zi dhe përzijini mirë.

4.Merrni specat pritini në mes, fusni brenda përzierjen e djathit dhe mbyllini skajet.

5.Specat zhytini në miell, pastaj në vezë dhe në fund në miell misri.

6.Më pas vendosini në tigan për t’i skuqur.

7.Mund ti shërbeni me limon, uthull dhe sallatë.

Lini një koment