Sugjerojmë:

Speca me gjizë, receta ideale për të shoqëruar çdo vakt

10 speca
250 gram djathë
4-5 lugë gjelle kos
100 gram gjizë
1 lugë kafe kripë
1 litër qumësht

Lani mirë specat, i hiqni bishtat dhe farat. Në një enë përzieni djathin, gjizën dhe kosin. I trazoni mirë dhe mbushni me të specat.
Merrni një kavanoz qelqi dhe vendosni njëra pas tjetrës specat e mbushura. Ngjeshini mirë me dorë.
Në një tenxhere vendosni qumështin për t’u ngrohur. Shtoni edhe 5 lugë gjelle kos dhe e përzieni mirë.
Masën ia shtoni specave dhe e mbyllni mirë enën. E lini në kuzhinë në temperaturën e ambientit dhe të nesërmen i ruani në frigorifer.
Pas 2 javësh specat janë gati për t’u konsumuar.

Lini një koment