Sugjerojmë:

Spageti me qofte lulelakre, për një super shije!

8 lugë lulelakër të pjekur
2 vezë
1 filxhan quinoa të gatuar
½ filxhan qepë
1/2 lugë çaji piper të zi
3 thelpinj hudhër të grirë
¾ lugë çaji kripë deti
1 ½ lugë vaj kokosi
1 gotë bukë
1 lugë çaji fara kopre
1 lugë çaji rigon të tharë
2 kavanoza salcë marinara
2 lugë majdanoz të freskët
2 lugë borzilok të freskët
250 gr makarona spageti
Parmixhano

1.Gatuani makaronat sipas udhëzimeve të paketës.

2.Nxehni paraprakisht furrën në 230 ° C.

3.Ziejeni lulelakrën me një lugë çaji vaj.

4.Pasi është zier piqeni lulelakrën për 15-20 minuta në furrë. Hiqeni dhe lëreni të ftohet për disa minuta.

5.Në një blendër shtoni lulelakrën dhe pulsojeni derisa të jetë bërë pure plotësisht.

6.Hiqeni nga procesori i ushqimit.

7.Në një enë hidhni lulelakrë me erëza dhe të gjithë përbërësit e tjerë të qofteve.

8.Perzijini deri sa të formohet një masë brumi homogjen.

9.Me duar bëni ndarjet e brumit dhe jepuni formën që dëshironi qofteve.

10.Nxehni vajin e arrës së kokosit në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe hidhni qoftet një nga një.

11.Gatuajeni në secilën anë për rreth 1-2 minuta.

12.Uleni / fikni nxehtësinë. Kur nxehtësia të jetë ftohur, shtoni salcën e domateve.

13.Vishini qoftet me salcë dhe shtojini me kujdës tek spagetit.

14.Ju bëfshin mirë!

Lini një koment