1.Si fillim vendosni një tenxhere me ujë dhe në momentin që uji vlon, hidhni kripë. 2.Ndërkohë, lajeni mirë spinaqin dhe thajini me letër kuzhine. 3.Vendosni një tigan në zjarr dhe hidhini vaj ulliri ekstra të virgjër. 4.Më pas shtojini spinaqin dhe thelpinë e hudhrës vendoseni në brendësi të tij. 5.Vendosini kapak tiganit dhe lereni pak […]
1.Si fillim vendosni një tenxhere me ujë dhe në momentin që uji vlon, hidhni kripë.
2.Ndërkohë, lajeni mirë spinaqin dhe thajini me letër kuzhine.
3.Vendosni një tigan në zjarr dhe hidhini vaj ulliri ekstra të virgjër.
4.Më pas shtojini spinaqin dhe thelpinë e hudhrës vendoseni në brendësi të tij.
5.Vendosini kapak tiganit dhe lereni pak minuta spinaqin në zjarr.
6.Pasi spinaqi të jetë gatuar, hiqni thelpinë e hudhrës dhe transferojeni spinaqin në mikser.
7.Përziejini mirë spinaqin me mikser deri në momentin që të krijohet një pure.
8.Më pas purenë e hidhni në një tenxhere dhe i bashkoni edhe gjizën, duke i gatuar në zjarr të ulët.
9.Të dy përbërësit trazojeni mirë me anë të një spatule.
10.Bashkojini përzierjes edhe ujin që vluam pak më parë, për ta bërë masën e përgatitur më kremoze.
11.Lërini të ziejnë për rreth 5 minuta në zjarr të ulët.
12.Më pas shtojini edhe djathin e grirë.
13.Aromatizojeni me arrën moskat, kripë e piper sipas dëshirës.
14.Ndërkohë gatuani spagetit integrale dhe në momentin që ato janë aldente, hidhini në tenxheren ku keni spinaqin me gjizë.
15.Shtojini edhe një garuzhde ujë nga spageti që u gatuan pak më parë.
16.Bashkojini mirë të gjithë përbërësit dhe servirini në pjatë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento