Sugjerojmë:

Snapfood mbështet studentët! Bonuse dhe ulje për çdo student të regjistruar në aplikacion

Vitet e universitetit mund të jenë një sprovë e madhe për studentët nga pikëpamja financiare, pas shumë prej tyre që në këtë fazë nisin të menaxhojnë për herë të parë paratë dhe kuptojnë se ndonjëherë, edhe një qindarkë e kursyer ka vlerë.

 Për këtë arsye, Snapfood ka vendosur t’u vijë atyre në ndihmë. Tashmë në aplikacion, çdo student mund të regjistrohet me kartën e tij të studentit dhe të përfitojë bonuse, ulje për porositë e shumë privilegje të tjera në vazhdim.

Së pari, që në momentin e regjistrimit, çdo student përfiton një bonus prej 100 lekësh që depozitohet në kuletën e tij pasi karta verifikohet. Verifikimi i kartës kryhet duke klikuar tek Llogaria e më pas në kategorinë Promocione, ku në tre pikëshin në krye të faqes, gjendet Aksesi i Studentit.

Mjafton që të ngarkoni një foto të kartës suaj dhe të prisni për mesazhin e skuadrës së Snapfood që ju konfirmon se karta është verisikuar e sukses dhe bonusi prej 100 lekësh është kaluar në kuletë dhe është gati për t’u përdorur në çdo kohë.

Gjithashtu, pas verifikimit, çdo student përfiton 10% ulje për çdo porosi në restorantet apo marketet që gjenden në aplikacion.

Por jo vetëm kaq. Falë programit cashback që të kthen para pas çdo porosie si dhe ftesave për porosi e për regjistrim, mundësitë për të grumbulluar para në kuletën e Snapfood janë pa limit. Ky kredit mund të përdoret për porositje në çdo kohë, duke kursyer ndjeshëm për vaktet e konsumuara jashtë shtëpisë apo konviktit.

Lini një koment