Pije/ RECETA

Smoothie me mollë, dardhë e kanellë

Smoothie me mollë, dardhë e kanellë

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Kjo smoothie me mollë, dardhë e kanellë është një pije e freskët, energjike dhe detoksifikuese. Një smoothie me bazë frutash, e aromatizuar me kanellë, perfekte për mëngjesin e fëmijëve ose tuajin nëse merreni me sport. Akulli dhe frutat krijojnë një krem të qëndrueshëm që do të kënaqë shijet tuaja. Mollët Fujion me tulin e tyre pak krokant dhe shijen e ëmbël e pak acide janë një varietet ideal për të krijuar një smoothie të ekuilibruar, ndërsa dardhët e kanella e theksojnë akoma më shumë dhe rezultati është vërtet special.

Ingredientët

  • 470 gr mollë Fuji
  • 170 gr akull
  • 250 gr qumësht
  • 2 gr kanellë pluhur
  • 260 gr dardhë
  • 50 gr mjaltë

Udhëzimet

1

Për të përgatitur një smoothie me mollë, dardhë e kanellë, filloni me mollët. Lajini dhe pritini përgjysmë, më pas ndajini në thela, hiquni farat dhe qërojini. Më pas pritini në feta më të holla e më pas në kubikë.

2

Më pas merruni me dardhët: lajini, pritini në thela, hiquni farat dhe më pas reduktojini në kubikë të të njëjtave përmasa.

3

Në një gotë mikseri hidhni akullin, shtoni mollët e dardhët. Shtoni mjaltin, kanellën dhe në fund qumështin.

4

Fruloni gjithçka derisa të përftoni një përbërje homogjene, më pas transferojeni në gota. Dekorojeni smoothie-n tuaj me dardhë, mollë e kanellë dhe shërbejeni të ftohtë.

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply