Sugjerojmë:

Smoothie e pasdites me lakër të kuqe dhe boronica. Plot me vitamina!

¼ lakër e kuqe
1 filxhan me boronica të ngrira
1 filxhan me luleshtrydhe të ngrira
1 banane e qëruar
1 filxhan kos
½ gotë qumësht

1.Lakra e kuqe pastrohet mirë dhe pritet imët.

2.Më pas me gjithë përbërësit e tjerë bashkohen në një blender dhe trazohen për disa sekonda.

3.Sapo të keni krijuar një masë homogjene e shërbeni nëpër gota dhe shijojeni.

Kjo smoothie nuk ka vetëm ngjyrën e bukur, por edhe shijen fantastike!

Lini një koment