Sugjerojmë:

Sipas një profesori të Harvardit, çdokush duhet të hajë vetëm kaq patate të skuqura dhe interneti është gati ta zhdukë

Deklarata e një profesori të Harvard për patatet e skuqura ka tronditur të gjithë përdoruesit e internetit. Ai tha për “New York Times”  se gjashtë patate me madhësi mesatare janë sasia që duhet konsumuar në javë nga të gjithë.

“Unë mendoj se do të ishte mirë nëse ushqimi juaj me një sallatë të shërbehej me gjashtë patate të skuqura”- tha Eric Rimm, ScD, një profesor në departamentet e epidemiologjisë dhe të ushqyerit në Harvard T. H. Chan Shkolla e Shëndetit Publik.

Kaq u desh që të gjithë komentuesit online të shpërthenin me komente duke mos e pranuar teorinë  e tij. Logjikisht lindin disa pyetje lidhur me konsumimin e tyre si përshembull:

1.A janë gjashtë patate të skuqura me të vërtetë një racion?

Një racion në restorant ose kur i gatuani në shtëpi normalisht është më shumë se aq sepse gjashtë patate të skuqura janë shumë pak. Megjithatë ka një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Vertetë mund të hamë më shumë se gjashtë patate ama jo shumë më shumë se aq.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) përcakton se një racion patate të skuqura franceze që shërbehet në 10 shirita përmbajnë rreth 200 kalori.

2.Mund të hani më shumë patate të ëmbla të skuqura?

Varieteti i patateve të ëmbla vlerësohen vazhdimisht si të pasura me vitaminë A, vitaminë C, kalium, fibër dhe më pak kalori. Dhe pse patatet e ëmbla janë shumë më të mira, nuk është e mjaftueshme për të kompensuar përpunimin, tiganisjen dhe shtimin e kripës dhe ndonjëherë edhe sheqerin.

3.Çfarë ndodh nëse patatet skuqen në ajër?

Ka shumë mënyra për të shijuar patatet pa i bërë ato në vaj. Në fakt tiganisja me ajër është një nga mënyrat më të mira për të rregulluar cilësinë e patateve të skuqura për ne që duhet të zvogëlojmë kaloritë dhe yndyrën.

4.A janë patatet e shëndetshme?

Sass tha se ha patate një herë në javë dhe nuk ka mohuar se kur i gatuan i përgatit me kujdes. Edhe varietetet e patateve të bardha përmbajnë kalium, vitamina B dhe fibra, por metodat e gatimit janë të rëndësishme.

Pjekja e ushqimeve me niseshte si patatet në temperatura të larta mund të prodhojë një kimik të quajtur akrilamid, i cili mendohet të jetë kancerogjen i mundshëm i njeriut.

Lini një koment