Sugjerojmë:

Simptomat e perimenopauzës dhe 4 trajtime natyrale

Procesi i menopauzës ndahet në tri pjesë të ndryshme: perimenopauzë, menopauzë dhe postmenopauzë.

Perimenopauza i referohet periudhës kohore para fillimit të menopauzës, për disa gra ndodh gradualisht, e tek të tjerat me pak ose aspak simptoma. Zgjat deri në 4 vite dhe si periudhë mund të trajtohet natyralisht me dieta të shëndetshme për të mos provuar simptoma të padëshiruara.

Shkaqet e perimenopauzës

Hormonet kryesore që janë të përfshira në perimenopauzë, menopauzë dhe postmenopauzë janë estrogjeni, progesteroni dhe testosteroni. Gjatë perimenopauzës, funksioni i vezoreve dhe prodhimi i estrogjenit pësojnë çrregullime.

Simptomat e perimenopauzës

  • Menstruacione të çrregullta
  • Djersitje gjatë natës
  • Pagjumësi dhe ndryshime në cilësinë e gjumit
  • Rritje graduale e peshës dhe dhjamë i përqendruar në zonën e barkut
  • Thatësi vaginale
  • Lëkurë e thatë, flokë të thatë
  • Ndryshimet në indin e gjirit
  • Luhatje humori
  • Rrahje të çrregullta të zemrës
  • Migrenë dhe dhimbje koke e shpeshta
  • Përqendrim i dobët

Si të trajtoheni këtë periudhë:

1. Hani ushqime të shëndetshëm

Është kushti kryesor, nëse nuk doni të përjetoni simptomat e përimenopauzës! Ushqime të freskëta, të kontrolluara, jo të përpunuara pasi përmbajnë hormone dhe aditivë.

Përfshini në dietën tuaj ditore fruta dhe perime, ushqime me përmbajtje të lartë të fibrëve, fara, ushqime me omega-3.

2. Përdorni trajtimet bimore

Bimë të ndryshme ju ndihmojnë të përballoni simptomat e lidhura me perimenopauzën, duke përfshirë afshet, pagjumësinë dhe ankthin. Ato ju ndihmojnë në balancimin e niveleve të hormoneve dhe të përballoni më mirë stresin.

3. Ushtrohuni

Ushtrimi në baza të rregullta mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave të perimenopauzës duke ulur nivelet e stresit, duke rritur disponimin, duke balancuar hormonet dhe duke ju ndihmuar të mbani peshën e dëshiruar.

Ushtrohuni të paktën tre herë në javë për të përmirësuar cilësinë e gjumit dhe për të zvogëluar inflamacionin.

4. Plotësoni orët e gjumit

Gjumi është një pjesë e rëndësishme e trajtimit të perimenopauzës. Trupi juaj ka nevojë për gjumë për të rivendosur energjinë, për të balancuar hormonet dhe mbajtur nën kontroll nivelet e kortizolit.

Nëse vuani nga pagjumësia provoni të përdorni vaj esencial të livandos, të bëni një dush të ngrohtë para gjumit për të ndihmuar dhe relaksuar trupin të pushojë i qetë.

Lini një koment