Maskat natyrale të bëra lehtësisht me produktet që keni në shtëpi mund t’i japin zgjidhje edhe problematikave që keni me fytyrën. Madje edhe kur bëhet fjalë për poret, gjithçka është e mundur me pak para.
Për fytyrë problematike dhe me pore të mëdha këshillohet të realizoni dy herë në javë maskë me patate dhe shafran.
Shafrani dhe patatet kanë veti anti-inflamatore. Ato janë përdorur që në kohët e lashta për të qetësuar djegiet dhe plagët. Kurse kastraveci ka efekt tonik, hidraton lëkurën dhe është i pasur me vitaminë C.

Përbërësit:
- Një patate
- Një kastravec
- Disa pika ujë trëndafili
- ¼ lugë çaji shafran
Përgatitja:
- Grini imët pataten, kastravecin dhe më pas e përzieni me shafranin dhe ujin e trëndafilit.
- Pas 10 minutash shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm./neps.al
Lini një koment