Sugjerojmë:

Si t’i kthejmë dardhat në një ëmbëlsirë të shijshme brenda 5 minutave

2 dardha
50 gram rukola
80 gram djathë dhie i freskët
3 lugë gjelle mjaltë
75 gram arra të copëtuara
1 lugë gjelle gjalpë

1.Pasi keni larë dardhat i prisni përgjysmë. Në një tigan shkrini gjalpin dhe më pas shtoni 2 lugë mjaltë.

2.Shtoni dardhat nga ana pa lëkurë. I lëmë për 10-15 minuta në flakë të ngadaltë ose deri sa të shohim që është krijuar një karamele e trashë.

3.Në një tas përziejmë rukolën me mjaltin që ka mbetur së bashku me djathin e dhisë.

4.Heqim pjesën e farave tek dardhët dhe tek hapsira që krijohet, i mbushim me masën që përgatitëm.

5.I spërkasim me pak kripë, arra i vëmë në një tavë me letër furre. I fusim të piqen për 15-20 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180° Celsius.

6.Ju bëftë mirë!

Lini një koment