Sugjerojmë:

Si t’i bësh turshi kastravecat e zakonshëm

Si t’i bësh turshi kastravecat e zakonshëm

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 3 kastraveca
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lime
  • Lëngu i një lime
  • ½ gotë me ujë tonik
  • 1/2 gotë me gin

Udhëzimet

1

Merrni kastravecat i hiqni kokën dhe bishtin. I prisni në disa shirita dhe i vendosni një një kavanoz me madhësi mesatare.

2

Anash kavanozit vendosni fetat e limes, ndërsa i shtoni edhe lëngun e limes.

3

Shtoni ginin, kripën, sheqerin dhe e mbyllni kavanozin.

4

Tundeni mirë në mënyrë që të kombinohen përbërësit dhe më pas i shtoni ujin tonik. Tani mbylleni sërish dhe e lini gjatë natës në frigorifer.

5

Të nesërmen kastravecat turshi janë gati për t’u shijuar!

Lini një koment