Sugjerojmë:

Si t’i bësh flokët e butë dhe plot shkëlqim falë qumështit dhe mjaltit

Shumë prej jush janë kthyer nga plazhi dhe mund të vini re se flokët tuaj janë tharë disi. Përveçse duhet t’i drejtoheni për disa centimetra parukerisë, ju mund të bëni edhe disa maska natyrale për t’i mirëmbajtur ato.

Neps vjen sot me propozimin e radhës, që kërkon vetëm dy përbërës.

Ja çfarë duhet të bëni:

  • Merrni një filxhan me qumësht të ngrohtë.
  • Trazoni në të 2 lugë gjelle mjaltë.
  • E përzieni mirë dhe aplikojeni përgjatë gjatësisë së flokut
  • E lini të veprojë për 20 minuta
  • Tani e lani flokun si zakonisht me ujë të bollshëm e shampo.

Image result for honey and milk

Kjo maskë rekomandohet të përdoret 1 herë në javë.

Qumështi mund të përdoret nga ai i zakonshmi, por duhet të siguroheni për cilësinë e mjaltit që të jetë 100% natyral, për të patur efekte të mira tek flokët tuaj./neps.al 

Lini një koment