Sugjerojmë:

Si t’i bëni flokët tuaja të mbajnë era kanellë

Jeni konsumatorë të duhanit apo punoni në një kuzhinë të zhurmshme? Vraponi apo djersisni shumë? Urreni veten kur nuk e lani flokët për tri ditë me radhë? Floku juaj nuk mban erën që do dëshironit?

Neps.al ju tregon më poshtë një mënyrë për për t’i bërë flokët tuaja të mbajnë erë të mirë për një kohë të gjatë. Madje do ju kenë edhe zili!

Çfarë ju duhet:

  • 2 shkopinj kanelle
  • 2 gota ujë

Udhëzime:

  • Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë kanellën.
  • Sapo uji të marrë një valë, e fikni zjarrin dhe e lini lëngun të ftohet.
  • Më pas e kulloni me një sitë dhe e kaloni lëngun në një shishe- spray.
  • Sa herë që krihni flokët, shtoni pak nga ky spray tek krehëri juaj.
  • Do të shikoni që aroma e kanellës do të zgjasë gjatë në flokët tuaja.

Image titled Make Your Hair Smell Better Longer Step 7

Çfarë mund të bëni tjetër që floku juaj të mos mbajë erë të keqe?

  • Lajeni pak më shpesh sesa zakonisht
  • Përdorni shampo për flokë të thatë
  • Pastrojeni shpesh krehërin e flokëve
  • Mos pini duhan
  • Mbështilini flokët kur ndodheni në ambiente jo shumë të pastra
  • Lajini shpesh këllufët e jastëkut
  • Përdorni vajëra esencialë

Limonët janë gjithashtu të shkëlqyeshëm për t’i bërë flokët tuaja të vijnë erë të mirë. Ato luftojnë edhe zbokthin.

  • Lani flokët me shampo si fillim.
  • Shtrydhni dy limona dhe lëngun masazhojeni tek flokët tuaj. Sigurohuni që lëngu i limonit të mos thahet.
  • Më pas e shpëlani flokun me ujë të ngrohtë.

Lëngu i limonit jo vetëm lehtëson flokët tuaja, por falë erës së fortë do i japë një ndjesi freskie dhe të gjithë që do të ndiejnë aromën e flokëve tuaj./neps.al 

Lini një koment