Sugjerojmë:

Si të ulësh konsumin e kafesë pa u ndjerë sikur nuk funksionon dot

Ke varësi ndaj kafesë? Nuk je vetem. Ka një arsye që ekzistojnë kaq shumë bluza dhe filxanë që shkruajnë  “Mos më fol derisa të pi kafen “. Ju mund të jeni duke menduar të hiqni dorë nga ky zakon, por keni një pyetje: A mund të funksionoj pa të? Ja se si të hiqni dorë nga kafeina dhe të shmangni efektet anësore të këqija.

1.Përcaktoni sasinë e kafeinës që konsumoni aktualisht, më pas përcaktoni sasinë që dëshironi të filloni të ulni. Nga akëtu, filloni të ulni ngadalë dozën tuaj për të mos u goditur me një mori simptomash të ndërprerjes së menjëhershme.

2.Hidratohuni: Pini më shumë ujë për të zënë vendin e kafesë dhe kafeinës. Uji gjithashtu mund t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar gjatë kësaj kohe dhe gjithashtu do të kënaqë zakonin e thjesht nevojës për të pirë diçka.

 3.Pini kafe pa kafeinë: Filloni gradualisht të zvogëloni marrjen e kafeinës duke zëvendësuar një pjesë të marrjes së kafeinës me kafe pa kafeinë. Nëse jeni tek filxhani i dytë i kafesë, ndërroni filxhanin e dytë me kafe pa kafeinë.

 4.Bëni ndryshimin me çajin: Kaloni në një opsion me dozë më të ulët të kafeinës si çaji. Krahasuar me një filxhan kafeje që përmban rreth 95 mg kafeinë, çaji jeshil përmban 20-45 mg. Kjo do të ndihmojë që përfundimisht të hiqet ky zakon pa shkuar nga 100 në 0 shumë shpejt.

 5.Kujdes oraret: Ende pini kafe në orën 14:00? Ndërpreni marrjen e kafeinës me një kohë të caktuar.

 6.Rritni energjinë tuaj: Sigurohuni që të përfshini zakone të tjera të shëndetshme që ndihmojnë në rritjen e energjisë tuaj, të tilla si ushtrimet e përditshme, menaxhimi i stresit, fillimi i ditës me një mëngjes të ekuilibruar që përfshin një karbohidrate komplekse të shoqëruar me proteina të mjaftueshme dhe yndyra të shëndetshme, dhe duke përdorur ushqime të shëndetshme në avantazhin tuaj për të mbajtur të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak dhe për të parandaluar lodhjen në mesditë.

Lini një koment