Sugjerojmë:

Si të shpëtosh nga hekurosja e lodhshme e rrobave me këtë spray 100% natyral

Hekuri i rrobave nuk është gjëja më e keqe që ekziston, megjithatë nëse do të kisha një opsion që të mos e zgjidhja, definitivisht nuk do e zgjidhja. Me ritmin intensiv të jetesës, të gjesh kohë për të hekurosur është gjithnjë e më e vështirë.

Prandaj Neps vendosi t’ju tregojë sot, një spray që përgatitet në kushtë shtëpie. Ky spray ka si funksion që rrobat tuaja të mos kenë shumë rrudha.

Mbajeni shënim se e sigurtë që do ju hyjë shumë në punë.

Ju nevojitet:

  • 1 lugë gjelle balsam koke
  • 1 lugë gjelle  uthull e bardhë
  • 2 gota me ujë

Udhëzime:

  • Të tri përbërësit i fusni në një shishe spray. E tundni mirë që përbërësit të kombinohen mirë.Wrinkle Spray

Si ta përdorni?

  • Merrni një bluzë të pa hekurosur dhe do e spërkasni me sprayn që krijuat. Thjesht do e spërkasni në sipërfaqe, jo ta lagni të gjithën.Wrinkle Spray
  • Pas kësaj, me duar e tërhiqni bluzen në kahe të kundërta. E bëni këtë disa herë dhe më pas e lini mënjanë që të thahet.Wrinkle Spray

Rezultati?

Wrinkle Spray

U la la!

Ky spray efektiv i bërë në kushtet e shtëpisë, është shumë i mirë për t’u marrë me vete, sa herë që shkoni për udhëtime. Ju kursen kohë dhe është shumë më mirë sesa të merrni një hekur në valixhe./neps.al

Lini një koment