Hekuri i rrobave nuk është gjëja më e keqe që ekziston, megjithatë nëse do të kisha një opsion që të mos e zgjidhja, definitivisht nuk do e zgjidhja. Me ritmin intensiv të jetesës, të gjesh kohë për të hekurosur është gjithnjë e më e vështirë.
Prandaj Neps vendosi t’ju tregojë sot, një spray që përgatitet në kushtë shtëpie. Ky spray ka si funksion që rrobat tuaja të mos kenë shumë rrudha.
Mbajeni shënim se e sigurtë që do ju hyjë shumë në punë.
Ju nevojitet:
- 1 lugë gjelle balsam koke
- 1 lugë gjelle uthull e bardhë
- 2 gota me ujë
Udhëzime:
- Të tri përbërësit i fusni në një shishe spray. E tundni mirë që përbërësit të kombinohen mirë.

Si ta përdorni?
- Merrni një bluzë të pa hekurosur dhe do e spërkasni me sprayn që krijuat. Thjesht do e spërkasni në sipërfaqe, jo ta lagni të gjithën.

- Pas kësaj, me duar e tërhiqni bluzen në kahe të kundërta. E bëni këtë disa herë dhe më pas e lini mënjanë që të thahet.

Rezultati?

U la la!
Ky spray efektiv i bërë në kushtet e shtëpisë, është shumë i mirë për t’u marrë me vete, sa herë që shkoni për udhëtime. Ju kursen kohë dhe është shumë më mirë sesa të merrni një hekur në valixhe./neps.al
Lini një koment