Sugjerojmë:

Si të shpëtoni nga djegia e stomakut me këtë zgjidhje të thjeshtë natyrale

Stomaku ynë ka një pH natyral acid, i cili është thelbësor për tretjen e ushqimit dhe për të “vrarë” çdo baktere të gëlltitur.

Sidoqoftë, ndonjëherë për shkak të arsyeve të ndryshme, stomaku prodhon acide tretëse të tepërta, më shumë sesa kërkohet për tretjen e ushqimit.

Teprica e këtij lëngu acid shkakton shqetësime siç janë ndjesia e djegies në stomak, vështirësia në gëlltitje, të vjella, dispepsi, fryma e keqe, kapsllëku,  shqetësimi dhe ndjesia e djegies në fyt dhe zemër (e njohur edhe si urth).

Aciditeti është një problem mjaft i zakonshëm që prek njerëzit e të gjitha moshave herë pas here. Ata që vuajnë shpesh nga probleme të tilla aciditeti, thuhet se kanë një “stomak acid”.

12 Amazing Home Remedies For Acidity: Easy Tips To Reduce The Pain ...

Soda e bukës, e njohur ndryshe edhe si bikarbonat natriumi, siguron lehtësim të shpejtë dhe të lehtë nga kur ju djeg stomaku.  Duke qenë një antacid natyral, ajo neutralizon acidin në stomak dhe funksionon brenda disa minutash, duke ju dhënë lehtësim nga dhimbjet e urthit.

Çfarë duhet të bëni: 

  • Përzieni 1 lugë çaji sode buke në 1 gotë ujë.
  • Opsionale, mund të shtoni edhe disa pika lëng limoni.
  • Pijeni këtë pije për lehtësim të menjëhershëm.
  • Përsëriteni këtë dy ose tre herë në ditë, nëse është e nevojshme./neps.al 

Lini një koment