Sugjerojmë:

Si të shkëlqeni objektet e argjendta të kuzhinës me lëngun e patateve

Bëjini të shkëlqejnë sërish si të reja argjendurinat tuaja me këtë truk të thjeshtë: Duke përdorur lëngun e patateve të ziera!

Image result for patatoes juice

Si të veproni? 

  • Zieni 3-4 patate në një tenxhere me gjithë lëkurë.
  • Më pas i hiqni nga tenxherja dhe zhysni në të objektet e argjendta të cilat doni t’i shkëlqeni.
  • I lini për 10-15 minuta në ujë në nxehtë ose të vaktët.
  • Në fund i fërkoni pak me një sfungjer të butë.

Do të shikoni që me këtë truk të thjeshtë, objekteve të vjetra do t’i ktheni një shkëlqim për t’u patur zili.

Kjo ndodh për shkak të amidonit që në këtë rast është një mik i mirë i patateve. Ai na ndihmon për t’i hequr objekteve tona të argjendta, hijen e verdhë apo të zezë që mund të kenë marrë./neps.al 

Lini një koment