Sugjerojmë:

Si të planifikoni një dietë ushqimore të shëndetshme pa ndihmën e një dietologu

Një plan ushqimi i shëndetshëm i jep trupit tuaj ushqyesit që i nevojiten çdo ditë duke qëndruar brenda qëllimit tuaj të përditshëm të kalorive për humbjen e peshës. Një plan i shëndetshëm ushqim  gjithashtu do të ulë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe kushtet e tjera shëndetësore.

Një plan i shëndetshëm ngrënie:

1.Thekson perimet, pemët, drithërat, dhe produktet e qumështit pa yndyrë ose me yndyrë të ulët

2.Përfshin mish pa dhjamë, peshk, fasule, vezë dhe arra

3.Kufizon yndyrnat e ngopura , natriumin dhe sheqernat

4.Kontrollon porcionet e të ngrënit

5.Kontrollon kaloritë

Për të humbur peshë, shumica e njerëzve duhet të reduktojnë numrin e kalorive që marrin nga ushqimi dhe pijet. Gjithashtu duhet rritur aktiviteti fizik.

Për një humbje peshe prej 1 kg në javë duhet të reduktohet marrja e kalorive ditore.

Planifikimi i ushqimeve që përmbajnë 1,200-1,500 kalori çdo ditë do të ndihmojnë shumicën e grave të humbin peshë në mënyrë të sigurtë.

Planifikimi i ushqimeve që përmbajnë 1,500-1,800 kalori çdo ditë janë të përshtatshme për burrat dhe për gratë që peshojnë më shumë ose që ushtrohen rregullisht.

Dietat me kalori shumë të ulëta, me më pak se 800 kalori në ditë nuk duhet të përdoren nëse nuk monitorohen nga mjeku dietolog.

Lini një koment