Sugjerojmë:

Si të përgatisni tartën më të shijshme me mollë. Shumë e përshtatshme për diabetikët

Tartë me mollë

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Neps.al vendosi t’ju sjellë sot një recetë fantastike të tartës me mollë. Nuk është si recetat që mund të keni ndeshur rëndom pasi mënyra e përgatitjes së brumit ka një teknikë të veçantë. Hidhini një sy përbërësve dhe mënyrës së përgatitjes.

Ingredientët

  • 75 gram tërshërë
  • 6 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 95 gram miell
  • ½ lugë kafe me kripë
  • 1 gotë ujë
  • 1 kg tul mollësh
  • ½ lëng limoni
  • ½ lugë kafe me kanellë
  • 1 lugë gjelle gjalpë i shkrirë, pa kripë
  • 1 lugë gjelle reçel kajsie
  • ¼ lugë gjelle arrë moskati

Udhëzimet

1

Në një blender grini imët tërshërën. Më pas në një tenxhere skuqni gjalpin pa kripë, derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

2

E përzieni mirë, i shtoni tërshërën dhe miellin. Tani shtoni kripën dhe ujin. Trazojeni mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe me ndihmën e një spatule e shtroni me kujdes në një tavë. Lëreni të pushojë për 30 minuta.

3

Në një tas ku keni mollët e prera në feta, shto lëngun e limonit. E vendosni për 4 minuta në mikrovalë. I shtoni sipër kanellën, arrën e moskatit. Përziejeni mirë.

4

Tek tava ku shtruam më parë brumin, shtojmë sipër tulin e mollëve. Tani vendosni me rradhë fetët e mollëve derisa të mbushet e gjithë tava e tartës. Në fund e lyeni sipër me pak gjalpë.

5

Futeni në furrë përreth një orë, në temperaturë 190 gradë celsius.

6

Pasi tarta të jetë gati shtoni sipër reçelin e kajsisë. Kjo super ëmbëlsirë është gati për tu shijuar. Ju bëftë mirë!

Lini një koment