Si të shijoni në pak hapa hummus, lezetin e tryezës në Lindjen e Mesme!
Kur flasim për kuzhinën arabe a mund të lëmë pa përmendur salcën hummus? Qiqrat janë ylli i kësaj recete të famshme në mbarë botën, por me origjinë nga Lindja e Mesme.
Qiqrat janë të pasura në proteina, fibra dhe në më shumë se 10 mikronutrientë, të cilat mbajnë flokët dhe lëkurën tonë të shëndetshme. Kjo shpjegon më së miri edhe bukurinë hyjnore të grave arabe, që kurdoherë na kanë tërhequr vëmendjen me përkujdesjen e tyre ndaj vetes.
Po çfarë ju duhet për të përgatitur vetë hummus-in?
Përbërësit:
400 gram qiqra
1 thelpi hudhër
1 limon
1 lugë gjelle tahini
Vaj ulliri ekstra të virgjër
Udhëzime:
Qiqrat i vendosni në një procesor ushqimi. Shtoni hudhrën, tahinin, lëngun e limont dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri.
I shtoni pak kripë dhe e trazoni hummusin derisa të krijohet një salcë homogjene.
Përdorni një spatul gome dhe e servirni salcën në një pjatë. Nëse dëshironi mund t’i shtoni akoma më shumë lëng limoni.
Por nëse nuk keni kohë ka një mënyrë akoma më të mirë për të shijuar hummus-in e famshëm… “Levant” I është bashkuar Snapfood.
Tek “Levant” keni mundësinë të gjeni hummusin klasik, por edhe receta speciale dhe kombinime të shëndetshme të hummusit.
Hummus panxhari apo hummus borziloku? Bëjeni porosinë tuaj tani në Snapfood
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment