Si të përgatisni në çast dhe pa mundime, një smoothie me nektarina

Si të përgatisni në çast dhe pa mundime, një smoothie me nektarina

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • ¾ filxhan me kos
  • ½ filxhan me lëng portokalli
  • 1 lugë gjelle lëng lime
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 4-5 kuba akulli
  • 2 nektarina mesatare( të prera në copa të vogla dhe të ngrira)

Udhëzimet

1

Për të përgatitur këtë smoothie ju vjen në ndihmë një blender.

2

Në fillim kombinoni nektarinat, kosin dhe lëngun e portokallit. Pastaj kombinoni me radhë përbërësit e tjerë.

3

I trazoni për disa sekonda dhe më pas e shërbeni të ftohtë nëpër gota. Ju bëftë mirë!

Lini një koment