Sugjerojmë:

Si të përgatisni brumë të ardhur për të bërë bukë pa maja

Bukët pa maja përgatiten me brumë të ardhur ose brumin ‘mëmë’ siç quhet ndryshe. Por si përgatitet ai, si ruhet dhe si rifreskohet?

Le të shohim hapat më poshtë:

Përbërësit:

200 gr miell

90 gr ujë

Një lugë kafeje mjaltë ose sheqer

Një lugë kafeje vaj ulliri e.v

 

Përgatitja:

  • Në një robot kuzhine hidhni përbërësit dhe përziejini për 2 minuta në shpejtësinë maksimale.
  • Nxirrni brumin dhe krjijoni një formë topi, spërkasni me miell një enë dhe vendosni në të brumin që të vijë duke bërë sipër tij një kryq me thikë.
  • Për të ardhur siç duhet brumi mëmë është e këshillueshme një temperaturë ambienti mjaftueshëm e lartë. Për këtë vendoseni tasin në furrë të fikur, të mbuluar me një pecetë dhe me dritën e furrës të lënë ndezur.
  • Kontrolljeni pas dy ditësh për të parë nëse procesi i ardhjes është aktivizuar.
  • Brumi duhet të ketë dyfishuar vëllimin dhe në sipërfaqe të ketë flluska.

Si rifreskohet brumi i ardhur?

  • Merrni brumin e ardhur, peshojeni dhe bashkojeni me të njëjtën sasi mielli dhe gjysmën e sasisë së uiit.
  • Para se të filloni ndonjë recetë ,është mirë të bëni një rifreskim çdo dy ditë.
  • Më pas vendoseni në frigorifer, në një enë me kapak dhe rifreskojeni çdo 4-5 ditë.

Lini një koment