Sugjerojmë:

Si të përgatisim vetë një krem nxirës për trupin

Sot do t’ju propozojmë recetën e një kremi vetënxirës natyral dhe efikas të përgatiur vetë. Nuk është fare e vështirë të përgatisësh një krem nxirës të bërë vetë që të jetë efikas, natyral 100% dhe mbi të gjitha të mos shkaktojë njolla në lëkurë: do t’ju mjaftojë kremi juaj hidratant i trupit dhe….kakao! Po! Sepse ndoshta nuk e dini që ky përbërës, shumë i përdorur në kuzhinë është edhe një prej elementeve më të lakmuara në fushën e bukurisë. Hidratues, ushqyes, aromatik: nëse aplikohet në lëkurë në përqëndrimin e duhur dhe për një afat kohe relativisht të gjatë, ka veti nxirëse pë lëkurën.

Nëse keni nostalgji për nxirjen e verës që me shumë lodhje e përkushtim e ruajtët gjatë pushimeve, mos kini frikë: provoni të krijoni këtë krem vetënxirës natyral që do t’ju dhurojë një kolor të shëndetshëm në pak minuta.

Përbërësit:

  • 125 ml krem hidratant i bardhë
  • Gjysmë filxhani kakao e hidhur pluhur

Merrni kremini hidratant dhe hidheni në një tas të madh. Shtoni kakaon e hidhur dhe përziejini mirë të dy përbërësit me ndihmën e një rrahëse vezësh derisa të shkrihen komplet kokrrat. Më pas, transferojeni kremin në një tas me mbyllje hermetike.

Përdorimi dhe ruajtja

Mund ta aplikoni këtë krem në fytyrë dhe trup një ose dy herë në javë. Më parë bëni një skrab për ta përgatitur lëkurën për ngjyrë. Mbajeni kremin në lëkurë derisa të përthithet mirë. Pas dy javësh do të shihni rezultatet e para. Ky krem mund të ruhet për një muaj maksimumi, i mbyllur në një tas hermetik larg nxehtësisë.

Lini një koment