Si të përgatisim në shtëpi tortën e famshme Cipriani
Për të realizuar 2 pandispanja përsërisni të njëjtën recetë dy herë pra dyfishoni përbërësit.
Pas pjekjes pandispanjën e lemë të ftohet dhe pastaj e presim.
Pandispanja do të regjet me sherbet.
Për sherbetin ju nevojitet :
-500 ml ujë
-350 gr sheqer
-1 limon i prerë në feta
Shtojmë të gjithë përbërësit më sipër në një tenxhere dhe i lemë të ziejnë sa të trashet sherbeti.
Pandispanja do të regjet me sherbetin e vakët.
Tani na nevojitet kremi i pastiçerisë.
Per realizimin e tij ju nevojiten :
-800 ml qumësht
-5 të verdha vezësh
-Lëkura e një limoni e grirë
-300 gr sheqer
-150 gr miell
Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin. Shtojmë miellin. Vendosim qumështin në temperaturë të ulët me lëkurën e limonit të ngrohet dhe pasi shikojmë që është ngrohur, heqim lëkurën e limonit e shtojmë vezët dhe i përziejmë gradualisht në temperaturë të ulët/mesatare derisa kremi të trashet.
Më vonë e hedhim në një enë dhe e mbulojmë me plastmas gatimi i cili prek kremin e pastiçerisë, kjo gjë ndihmon që të mos krijojë sipërfaqe kremi i pastiçerisë. E lemë të ftohet.
Me të bardhat e vezeve të ngelura mënjanë realizojmë merengen. Mund ta realizoni me sherbet ose me sheqer. Tek të bardhat e vezëve, shtojmë sheqerin dhe i rrahim derisa të formohet merenge e fortë.
Tani të gjitha gjërat janë gati për të lidhur tortën.
Në një karton ose pjatë për tortën vendosim pandispanjën dhe e njomim me sherbetin që bëmë, shtojmë sipër krem dhe pastaj sërisht pandispanjë. Përsërisim deri në përfundim të tortës me 2 ose 4 kate. Në pjesën e jashtme hapim merengen në mënyrë uniformë dhe gjëja e fundit për t’u bërë është ta digjni me një torch gatimi që merenga të formojë një kërce të lezetshme zjarri.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment