Sugjerojmë:

Si të përgatisim në shtëpi një picë me lulëlakër dhe ullinj

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
100
1 lulelakër e madhe
1 lugë gjelle piper i zi pluhur
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji kripë
1 filxhan me salcë domatesh të freskët
2 gota me djathë mocarela të grirë imët
Pak rigon
Ullinj, speca jeshilë sipas dëshirës

1.Lulelakrën e ndani në lule më të vogla.

2.Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë C.

3.Në një tavë me letër kuzhine vendosni lulelakrën. E spërkasni me vaj ulliri, kripë, piper dhe e fusni në furrë për 20 minuta.

4.Më pas sipër lulelakrës shpërndani salcën e domates, pak rigon, më pas djathin, specat e prera në copa të vogla dhe ullinjtë e zinj.

5.E fusni edhe për 10 minuta të tjera në furrë.

6.Më pas e nxirrni dhe e lini 5 minuta të ftohet para se ta servirni.

7.Ju bëftë mirë!

Komento