Sugjerojmë:

Si të përgatisim lëkurën për një ngjyrë të artë gjatë verës

Menuja për lëkurën e ekspozuar në diell? Ideale është konsumimi i një fruti në mëngjes ose si vakt i ndërmjetëm duke e alternuar me lëngje të freskëta e smoothie (mundësisht pa sheqer të shtuar dhe qumësht), një koncentrat vitaminash dhe kripërash minerale me efekt hidratues e ushqyes për lëkurën.

Mbështetuni në një dietë me ngjyra, ideale për t’u nxirë, e pasur në perime të freskëta, drithëra integrale, fara të ndryshme të cilat përmbajnë vajra e acide yndyrore omega 3, të cilat mund t’i merrni me vete në plazh për një pushim dreke në diell. Frutat e perimet me ngjyrë të kuqe (boronicat, luleshtrydhet, panxhari, stimulojnë mikroqarkullimin dhe favorizojnë elasticitetin e enëve të gjakut, ndërsa në sajë të pranisë së beta-karotenit, frutat e perimet me ngjyrë portokalli stimulojnë nxirjen dhe ruajtjen e ngjyrës.

Gabimet që duhen shmangur

Shpesh tentojmë ta nënvlerësojmë ndikimin që ka dielli i parë i stinës, por në fakt ekspozimi i menjëhershëm ndaj rreze ultravjollcë mund të ketë një efekt traumatik të vërtetë. Ja pse ekspertët rekomandojnë një mbrojtje adekuate ndaj diellit edhe në qytet, ku ekspozimi i pavullnetshëm ndaj diellit, së bashku me smogun, rrezikojnë t’i bëjnë dëmtimet edhe më serioze.

Përgatisni lëkurën për diellin me një regjim ushqimor strategjik dhe një mbrojtje të përshtatshme dhe fondamentale, por pa harruar detajet e vogla të rutinës sonë të bukurisë. Sytë? Shmangni rrudhosjen e mimikës së syve. Kapelet dhe syzet e diellit jo vetëm reduktojnë efektin e ‘këmbëve të pulës’, por mbrojnë edhe kundër kunjuktivitit dhe thatësisë së syrit. Zgjidhni lente me të cilat duhet të ndiheni patjetër komode: për shembull ngjyra kafe është veçanërisht çlodhëse për sytë.

Evitoni ekspozimin në orët e mesditës dhe bëni kujdes nga vajrat, kremrat ose vajrat esencialë me bergamot, limon, mandarinë ose portokall: produktet me agrume kanë një veprim fotosensitiv dhe për këtë arsye duhen shmangur para ekspozimit në diell.

Maska për lëkurën

Epiderëmë e thatë, gri ose e skuqur? Dëboni njëherë e mirë dimrin me një skrab të përgatiru në shtëpi me ushqime të freskëta e natyrale. Ka një avantazh të madh sepse çfarë i bën mirë stomakut…i bën mirë dhe lëkurës suaj. Kush ka një lëkurë të ndjeshme dhe intolerante do të ketë shumë benefite nga një përkëdhelje e lëkurë me qumësht, jogurt e mjaltë, një antibiotik natyral në gjendje të favorizojë riparimin e indeve dhe për të luftuar radikalet e lira. Hidhni pak kripë të imët në një tas, shtoni vaj vegjetal dhe përziejini, pastaj masazhojeni mbi trupin, nga kaviljet deri në fytyrë: stimulon rigjenerimin e lëkurës duke larguar qelizat e vdekura.

Përbërësit për një maskë ushqyese? Pluhur kokosi për një skrab të ëmbël ose një frut i pjekur mirë dhe i shtypur si për shembull banania, me efekt antirrudhë e antioksidant, kajsitë e luleshtrydhet të cilave mund t’u shtoni pak jogurt për një impakt të freskët dhe gjallërues.

Shfrytëzoni fuqinë e aloe verës: xheli i saj ka një efekt tendosës dhe riparon epidermën; mund ta përzieni atë me krem ose vaj preimesh duke krijuar një masë hidratuese e ushqyese. Trajtime të tilla natyrale, të pasura me veti anti-plakje, janë një ingredient i çmuar për tavolinën dhe…lëkurën tuaj! Vaji i trëndafilit të egër për plagët dhe sprijat, i kokosit, linit, avokados, embrionit të grurit, kërpit janë të gjitha produkte të përshtatshme për lëkurën tuaj, por duhet të lexoni mirë etiketat duke u kushtuar vëmendje produkteve organike.

Mund të krijoni dhe përzierje të veçantë duke mësuar për karakteristikat e vajrave të ndryshëm. Në këtë rast, kur lexoni etiketat, kushtojuni rëndësi fjalëve si ‘esencë’ apo ‘parfum’: vaj esencial është një ekstrakt i pastër bimor i përftuar nga shtrydhja ose distilimi dhe shitet në erboristero ose dyqan produktesh natyrale.

Integratorë për lëkurën

E njihni zeolitin? Një mineral me origjinë vullkanike, ai stimulon procesin e pastrimit dhe sipas studimeve, favorizon eliminimin e metaleve të rënda. Falë vetive imunostimuluese mund të ndihmojë sistemin e tretjes dhe të aktivizojë një nivel më të lartë të vitalitetit në organizëm: zakonisht, rekomandohet një cikël njëmujor në periudhën e ndryshimit të sezonit. Acidi ialuronik, elastina e kolagjeni të sintetizuara nga fibrolastet, janë çelësi i një lëkure të shëndetshme, elastike e rinore. Ndiqni një cikël integratorësh, sidomos gjatë periudhave kritike si pranvera dhe vjeshta, pasi sipas ekspertëve, nxit mirëqenien e epidermës duke përmirësuar procesin e rigjenerimit të lëkurës dhe luftimin e rrudhave.

Lini një koment