1.Në një enë shkrijmë çokollatën me gjalpin.
2.Në një enë tjetër hedhim vezët dhe i rrahim me rrahësen elektrike duke shtuar sheqerin kaf dhe të bardhë.
3.Më pas i shtojmë çokollatën e shkrirë dhe e përziejmë mirë.
4.Hedhim sipër miellin që fryhet vetë, kakaon dhe miellin normal.
5.E tundim mirë brumin dhe e hedhim ta pjekim në furrë në dy tava në 180 gradë.
6.Në një enë rrahim mirë kremin e djathit me mascarpone, krem pastiçerie dhe vanilje.
7.E hedhim kremin e përgatitur mbi njërën nga copat e pjekura të kekut duke e shtrirë si një shtresë.
8.Vendosim pjesën tjetër të kekut sipër dhe e lemë të ftohet deri sa të jetë gati për servirje.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment