Sugjerojmë:

Si të hash më shëndetshëm? Filloje nga këto 6 hapa praktikë

Në vend që të ankohesh se nuk keni kohë për të ngrënë shëndetshëm, ama dëshirën e keni, hidhi një sy hapave më poshtë që ju sugjeron Neps:

Fokusohu tek proteinat
Proteinat janë elementi kryesor për të ndërtuar muskujt. Prandaj nëse qëllimi juaj kryesor është përmirësimi i përbërjes së trupit, konsumi i proteinave është thelbësor.

Zëvendësoni çdo pije tjetër me ujë
Reduktimi i konsumit të kalorive nga pijet e ndryshme, realizohet vetëm duke konsumuar shumë ujë. Futja drastikisht e ujit në dietën tuaj të përditshme zvogëlon kaloritë dhe e mban trupin tuaj të mirë hidratuar.

Hani volume të larta, të ushqimeve me pak kalori
Ngopuni me fruta dhe perime. Kjo është një mënyrë fantastike për ta frenuar veten nga të ngrënit së tepërmi dhe ushqime të gabuara.

Hani pa u shpërqendruar
Lini mënjanë telefonin apo televizorin dhe përqendrohuni në atë çka po ha. Vetëm kështu do të jesh i vetëdijshëm për sasinë e asaj çka dhe se kur duhet t’i thuash vetes stop!

Mos e dëno veten duke vdekur urie
Gjërat duhet të jenë në balancë dhe harmoni të plotë. Nëse përfundoni duke vdekur urie, do të hani shumë dhe i gjithë mundi juaj do të shkojë dëm.

Bëni një gjumë të plotë dhe cilësor
Duhet të flini të paktën 6-8 orë në ditë. Një gjumë i mirë ndihmon në rregullimin e oreksit tuaj, ndërsa një gjumë i dobët kontribuon në shtimin e peshës./neps.al 

Lini një koment