Sugjerojmë:

Si të gatuajmë muffuletta, një nga recetat më të njohura italiane

1 filxhan ullinj të mbushur me spec
3/4 filxhan vaj ulliri
1 degë selino, e copëtuar imët
1/2 filxhan feta me spec të copëtuar
1/2 filxhan ullinj grekë, të copëtuar
1/4 filxhan qepë
1/4 filxhan uthull
2 lugë kaperi
3 thelpinj hudhër, të grirë
1 lugë çaji rigon të tharë
1 lugë çaji borzilok të thatë
3/4 lugë çaji piper
1/2 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji farë selino
300 gr djathë provolone
1/2 kg proshutë e prerë hollë
1 simite pak e madhe
300 gr mortadela në feta
1/2 kg sallam Genoa të prerë hollë
300 gr djathë zviceran

1.Në një tas të madh, kombinoni 14 përbërësit e parë. Mbulojini dhe lërini në ngrirje të paktën 8 orë.

2.Prisni bukën në mes duke e holluar me kujdes nga lart dhe poshtë, duke e lënë në formë guacke.

3.Lyejeni bukën me përzierjen e ullinjve të parapërgatitur dhe sipër shtroni sallamin, proshutën, mortadellën, djathin zviceran dhe provolone.

4.Shtoni sipër edhe pak nga përzierja e ullinjve dhe vendsoni sipër pjesën tjetër të bukës.

5.Mbështilleni fort dhe futeni në ftohje për të paktën 3 orë.

Lini një koment