Si të bëni pasta të shijshme në shtëpi pa nevojën e asnjë makinerie
Të bësh pasta të shijshme në shtëpi, nuk është gjëja më e vështirë në botë, më besoni. Gjeje çfarë? Është shumë e thjeshtë dhe nuk kërkon makineri të kushtueshme.
E gjithë baza është tek cilësia e mirë e miellit që duhet të përdorni.
Atëherë fillojmë nga puna?
Për dy persona nevojiten:
1 ½ gotë me miell
2 vezë të mëdha
2 lugë gjelle vaj ulliri
½ lugë çaji me kripë
Udhëzime mbi përgatitjen:
Në tavolinën e punës shtroni miellin dhe në mes krijoni një hapsirë.
Shtoni vezët, kripën dhe vajin e ullirit. Përdorni fillimisht një pirun për të bashkuar vezët me pjesën tjetër të miellit dhe pastaj filloni punojeni masën me duar.
Brumi duhet të jetë elastik. Përdorni pak më shumë miell nëse është nevoja, që brumi të mos ngjisë në tavolinën e punës.
Ndajeni brumin në dy pjesë dhe përdorni një petëz për t’i tërholluar. Kujdes, peta nuk duhet të çahet. Nëse kjo ndodh, mblidheni përsëri brumin dhe hapeni sërish me një petëz.
Merrni një thikë dhe filloni t’i ndani në shirita të hollë.
Pas kësaj i vendosni për t’i zierë në një tenxhere me ujë e kripë (ku uji zien).
Pasi të kenë zierë i shërbeni të ngrohta, me salcën tuaj të preferuar.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment