Sugjerojmë:

Si të bëjmë vetë sallatën e famshme “Capricciosa”

Ingredientët

  • 100 gr karrota
  • 100 gr rrepa të kuqe
  • 100 gr speca të kuq
  • 50 gr djath i butë
  • 50 gr proshutë e pjekur
  • 200 ml majonezë
  • 1 lugë mustardë
  • 1 lugë uthull molle
  • Kripë

Udhëzimet

1

Presim në fije të holla perimet e lara dhe të pastruara.

2

I vendosim në një tas dhe i shtojmë kripën dhe uthullën e mollës duke i përzierë mirë.

3

Në të njëjtën mënyrë presim edhe djathin dhe proshutën dhe i shtojmë tek perimet.

4

Në fund shtojmë majonezën dhe mustardën duke i përzierë mirë deri sa perimet të mbushen me salcë.

5

E vendosim sallaten kapriçoze për të paktën 1 orë në frigorifer deri sa shijet të bashkohen me njëra -tjetrën, dhe me pas e servirim në një pjatë të shtruar me gjethe sallate jeshile.

Lini një koment