Sugjerojmë:

Si ta përdorni majdanozin për të eliminuar rrathët e zinj poshtë syve

Majdanozi bën një punë të shkëlqyer në eliminimin e toksinave nga sistemi juaj. Është një pastrues i shkëlqyer i gjakut dhe rrit qarkullimin e tij në trupin tuaj.

Përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut, gjë që zvogëlon fryrjet e lëkurës. Majdanozi është gjithashtu një burim i shkëlqyer i eugjenolit dhe vajrave të tjerë të paqëndrueshëm (të avullueshëm) që kanë veti qetësuese, anti-inflamatore dhe anti-bakteriale (thelbësore që lëkura jonë të mos iirritohet në periudha stresuese).

Si ta përdorni majdanozin për të eliminuar rrathët e zinj poshtë syve? 

Neps.al ju tregon një maskë të thjeshtë në kushte shtëpie.

Image result for eye bags

Do ju nevojitet: 

  • 1 tufë majdanoz
  • 4 gota ujë
  • 1 bustinë çaj jeshil

Udhëzime: 

  • Në një tenxhere të vogël me ujë zieni majdanozin për 5 minuta së bashku me bustinën e çajit jeshil.
  • Pas 10 minutash gati, i kulloni mirë, merrini lëngun.
  • Aplikojeni tonikun natyral në lëkurë me ndihmën e një pambuku.
  • I lini të veprojnë për 15 minuta.
  • Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Për rezultate më të mira, vendosni përzierjen në frigorifer para se të përdorni./neps.al 

Lini një koment