Sugjerojmë:

Shtëpia xixa-xixa vetëm me uthull molle

Pavarësisht të gjitha mendimeve që ekzistojnë pastrimi i shtëpisë nuk ka pse të jetë një proces edhe aq i lodhshëm.  Përkundrazi, a ka ndjesi më të bukur sesa një vend të papastër ta kthesh në një vend që shkëlqen nga të gjitha anët?

Image result for vinegar to clean the house

Me siguri mund të keni dëgjuar shumë për uthullën në këtë drejtim Ajo është një mjet i shkëlqyer, për t’i rikthyer shkëlqimin sidomos çezmave të ndryshkura të tualetit.

Mjafton të lagni një pecetë me uthull molle, ta fërkoni sipër tubit të çesmës dhe do të shikoni menjëherë ndryshimin.

Uthulla gjithashtu mund të përdoret për të hequr erën e keqe tek lavamani juaj. Mjafton të krijoni disa kuba akulli me limon e uthull dhe pasi të kenë ngrirë, t’ia shtoni lavamanit. Era e tyre do të pushtojë kuzhinën tuaj.

Related image

Makinat larëse të enëve kanë nëvojë herë pas here të pastrohen. E ku ka më mirë dhe lirë sesa me uthull? Tërhiqni raftin e poshtëm të pjatalarës tuaj, kontrolloni zonën e kullimit dhe hiqni pjesë të forta të ushqimit, nëse ka.

Mjafton të vendosni një gotë me uthull e ta ndizni makinën. Në pëfundim do të spërkasni një sasi me sodë buke dhe do e rindizni sërish.

Uthulla, një burim të mirash apo jo?/neps.al 

Lini një koment