Sugjerojmë:

Shparguj me vezë dhe limon që dreka juaj të bëhet më e shijshme!

3 vezë
Shparguj
1 limon
3 lugë çaji vaj ulliri
2 lugë çaji uthull
1 lugë çaji qepë jeshile
1/4 lugë sheqer

1.Në një tenxhere hidhni ujë dhe vezët që të ziejnë.

2.Vijini në nxehtësi të lartë për të vluar.

3.Hiqini nga nxehtësia dhe lerini të ftohen në ujë të ftohtë.

4.Ndërkohë, gatuani shpargujt.

5.Futini në mikrovalë të ziejnë në nxehtësi të lartë për 5 minuta.

6.Më pas shtoni në tasin e shpargujve lëng limoni, vaj, uthull, qepët jeshile, sheqer, kripë dhe piper.

7.Përzijini që të marrin shije dhe pastaj hidhin shpargujt në pjatën ku dini t’i shërbeni.

8.Sipër hidhni vezët e qeruara dhe të grira në copa.

Lini një koment