Sugjerojmë:

Shkencëtarët e shpjegojnë: Çfarë ndodh me trupin tuaj kur merrni kile shtesë

Kilet shtesë kanë disa efekte në trupin tuaj, përveçse ju bëjnë të dukeni më të shëndoshë. Kur shtoni peshë brenda një viti, ato mund t’ju duken kile “të pafajshme”, por me kalimin e kohës mund të bëhen vërtet serioze. Mund të keni probleme me frymëmarrjen apo me zemrën.

Më poshtë ju rendisim disa nga pasojat e të qenit mbipeshë:

1.Obeziteti redukton shqisën e të shijuarit
Studimet tregojnë se obeziteti zvogëlon receptorët tanë të shijes me 25%. Kjo i bën njerëzit të konsumojnë edhe më shumë ushqim ndërsa përpiqen të “përjetojnë” të njëjtën shije që kishin më parë nga ushqimet e tyre të preferuara.

2.Migrena shfaqet më shpesh
Njerëzit mbipeshë vuajnë nga migrena kronike më shpesh se të tjerët.

3.Më shumë kolesterol mblidhet në gjakun tuaj
Trupi juaj ka nevojë për kolesterol për të ndërtuar qeliza të shëndetshme, por nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Rritja e peshës e bën trupin tuaj të zhvillojë kolesterol të lartë dhe ngre rrezikun për të pasur depozita yndyrore në enët e gjakut. Kjo rrit rrezikun e një sulmi në zemër dhe goditjeje në tru.

4.Mund të ndihesh në depresion thuajse çdo ditë
Ekziston një lidhje e fortë midis depresionit dhe rritjes në peshës. Fitimi i peshës ka një ndikim psikologjik dhe kjo shkakton depresion, veçanërisht në mesin e grave. Një tjetër studim thotë se njerëzit mbipeshë kanë një rrezik 55 për qind më të madh për zhvillimin e depresionit gjatë jetës së tyre sesa njerëzit e tjerë.

5.Shanse të pakta për të mbetur shtatzënë
Një nga pasojat më të rrezikshme të fitimit të kileve shtesë për një grua është rritja e rrezikut të infertilitetit. Indet shtesë të dhjamit çojnë në një çekuilibër hormonal. Kjo ndikon në ciklin menstrual të një gruaje dhe cilësinë e vezëve të saj.

6.Muskujt tuaj bëhen të dobët
Rritja e peshës çon në mungesën e vitaminës D, një lëndë ushqyese e rëndësishme që ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe të promovojë rritjen e kockave, ndihmon në trajtimin e sëmundjeve autoimune, kancerin, dhimbjen kronike dhe lufton depresionin. Njerëzit me deficiencë të vitaminës D përjetojnë dhimbje të muskujve në vende të shumta.

7.Fillon të gërhasësh shumë gjatë gjumit
Ju mund të jeni duke menduar se kur fitoni peshë, ajo depozitohet vetëm në disa zona të trupit tuaj, por në fakt shpërndahet në të gjithë trupin. Shfaqet në afërsi të zonës së fytit, të qafës dhe çon në ngushtimin e kalimit të ajrit. Si rezultat, një person fillon të gërhasë me zë të lartë.

8.Tensioni dhe niveli i sheqerit në gjak rritet
Kjo rrit rrezikun për të pasur një goditje ose zhvillimin e demencës. Për më tepër, pesha e tepërt ju vë në rrezik të zhvillimit të diabetit. Një trup mbipeshë përdor insulinën në një mënyrë që nuk është e natyrshme për t’u përdorur. Sheqeri i lartë i patrajtuar në gjak është shumë i rrezikshëm dhe mund të jetë fatale në disa raste.

Lini një koment