Sugjerojmë:

Shëndeti fillon nga larja e duarve. 8 hapa si ta bëni këtë proces ashtu siç duhet!

Kohëzgjatja e tërë procedurës së larjes së duarve duhet të jetë të paktën 20 sekonda. Po ju a i keni numëruar sa sekonda shpenzoni teksa lani duart?

Larja e duarve lidhet thellësisht me higjienën optimale dhe me një shëndet të mirë. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë apo të përtojmë t’i lajmë ato sa herë të mundemi. Bakteret dhe mikrobet që gjenden tek duart tona janë me mijëra!

Kur quhet se i keni larë siç duhet duart? Hidhini një sy 8 pikave më poshtë:

  1. Lagni duart me ujë
  2. Aplikoni sasi të mjaftueshme sapuni për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e duarve.
  3. Fërkoni duart pëllëmbë më pëllëmbë.
  4. Pëllëmba e djathë mbi kurrizin e majtë, me gërshtetim të gishtërinjve dhe anasjelltas.
  5. Fërkim rrotullues i gishtit të madh të mbërthyer me pëllëmbën e djathë dhe anasjelltas.
  6. Pjesa e pasme e gishtërinjve në pëllëmbën përballë me gishtërinjtë e bashkuar.
  7. Shpëlani duart me ujë të bollshëm.
  8. Thajini duart mirë me një letër një përdorimëshe.

Për një orientim më të saktë, hidhini një sy posterit më poshtë:

Lini një koment