Sugjerojmë:

Scrub natyral trupi me kastraveca, për një pastrim të shkëlqyer të lëkurës suaj

Siç mund ta dini, kastravecat janë plot me antioksidantë dhe kanë një efekt të mirë qetësues në lëkurë. Së bashku me aromën e freskët të mentes, ky scrub bën një pastrim të shkëlqyer të trupit, të cilin lehtësisht mund ta realizoni edhe në shtëpi.

Do t’ju duhet:

  • 1/4 kastravec
  • 3/4 filxhan sheqer të bardhë
  • 2 lugë gjelle vaj kokosi
  • 8-10 pika vaj esencial menteje

Udhëzime: 

  • Në një blender bashkoni kastravecin, sheqerin dhe vajin e arrës së kokosit.
  • I përzieni për disa sekonda. Në fund shtoni vajin e mentes.
  • Ruajeni scrubin në një enë dhe vendoseni në frigorifer.

Scrubi aplikohet gjatë dushit për rezultate të mira 2-3 herë në javë!

Burimi:BrighSide 

Lini një koment