Sugjerojmë:

Scrub me lime dhe kripë deti, perfekt për pastrimin në thellësi të lëkurës suaj!

Në vend që të shikosh e kërkosh pafund nëpër dyqane për të gjetur produkte me kimikate nga më të ndryshmet që bllokojnë poret, pastroje lëkurën gjatë këtij sezoni me produktet e shtëpisë.

Çfarë duhet të bësh?

  • Fare e thjeshtë. Mbi 4-5 lugë kripë gjelle hidh lëngun e një lime dhe pasi ta kesh përzierë masën, fillo aplikimin në të gjithë trupin.
  • Pas një masazhi të lehtë për disa minuta, shpëlaje trupin si zakonisht me ujë të vakët.

Pse funksionon?

  • Kripa e detit dhe lime do t’i japin një zgjim të ri lëkurës. Nëse e ke këtë agrume në shtëpi, recetën mund ta përdorësh çdo javë.
  • Kripa e detit është e pasur me minerale si magnez dhe kalcium, hap dhe pastron poret e bllokuara, eliminon puçrrat dhe lufton shenjat e moshës.

Lini një koment