Sugjerojmë:

Scrub anticelulit me kafe dhe limon

Përse na duhet një scrub i tillë?

Sepse:

  • Heq qelizat e vdekura të lëkurës
  • Përmirëson qarkullimin e gjakut
  • Redukton pamjen e celulitit
  • Shërben si antioksidant
  • Rivitalizon qelizat e lëkurës
  • Rigjeneron lëkurën e dëmtuar
  • Përmirëson aromën e trupit

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle kafe
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  1. Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë, derisa të krijoni një scrub.
  2. E aplikoni në zonën ku keni më së shumti celulit, për shembull tek zona e kofshëve dhe masazhojeni pak zonën. Për këtë mund t’ju duhet edhe ndihma e një personi tjetër.
  3. Pas kësaj e lini scrubin të veprojë për 20 minuta
  4. Në fund e lani trupin më ujë të vakët.
  5. Aplikimi i kësaj metode 1-2 herë në javë do të japë shumë shpejt rezultatet e para.

Image result for scrub with coffee

Pse këto përbërës?

  • Kafeja është një antioksidant që lufton radikalet e lira në lëkurë.
  • Mjalti përdoret për ta mbajtur lëkurën e butë dhe të hidratuar.
  • Limoni lufton njollat dhe aknet.
  • Sheqeri heq shtresat e vdekura të lëkurës.

Scrubi anticelulit rekomandohet të aplikohet direkt pas dushit, duke e masazhuar në formë rrethore. Në përfundim do të vini re që lëkura juaj është më e lëmuar dhe tonifikuar./neps.al 

Lini një koment