Sallatë verore me mollë dhe rrepa

4 rrepa të mëdha
2 mollë të mëdha të gjelbërta
1 mollë e kuqe
¼ filxhan me vaj ulliri
1 lugë me lëkurë limoni
2 lugë uthull
Lëng limoni
Kripë, Piper i zi
Mente e freskët e prerë hollë

1.Me thikë prisni hollë të gjitha rrepat dhe mollët me trashësi gjysmë centimetri.
2.Vendosini pjesët e prera në një tas sallate të madhe, sipas dëshirës mund t’i alternoni shtresat për një prezantim sa më të këndshëm.
3.Përziejini me vaj, uthull, lëkurën dhe lëngun e limonit, kripë dhe piper sipas shijes.
4.Mund ta zbukuroni pjatën me mente dhe vaj ulliri.
5.Është gatim që shërbehet direkt.
6.Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer në një enë prej xhami deri në 2 ditë.

Lini një koment