Sallatë turke e përgatitur me mish, argjinare dhe fara pishe
8 argjinare të vogla
Lëngu i 2 limonave
Vaj ulliri
Hudhër
Majdanoz
600 gr fileto mishi
Fara pishe
40 gr mustarde
1 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji uthull
50 gr krem djathi
Rukola
Krem balsamik
1.Lyeni argjinaret me lëng limoni dhe ngrohni 6 lugë vaj në një tenxhere të madhe.
2.Pastaj hidheni argjinaren në texhere dhe shtoni hudhër, kripë dhe piper të zi.
3.Hidhni brenda 125 ml ujë dhe shtoni majdanozin.
4.Mbulojeni tenxheren dhe lereni të ziejë në nxehtësi mesatare për rreth 10-15 min.Pastaj lëreni të ftohet.
5.Në një tigan hidhni 2 lugë vaj dhe hidhni mishin me kripë e piper.
6.Pastaj vendoseni në furrë në temperaturë më të ulët për pjekje për rreth 20 min.
7.Në një tigan të thatë hidhni farat e pishës, ngroheni tiganin dhe shtoni mustardë, mjaltë, uthull dhe 4 lugë vaj.
8.Hiqeni mishin nga furra dhe lereni të ftohet për rreth 10 minuta.
9.Pastaj priteni në shirita të hollë.
10.Vendosni argjinaret sipër dhe shtoni një lugë krem djathi, duke përdorur një lugë akulloreje.
11.Vendosni rukolan në krye dhe hidhni mustardë dhe krem balsamik dhe shërbejeni të spërkatur me fara pishe.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment