Sugjerojmë:

Sallatë pranverore me perime dhe salcë hudhrash të zezë

Një sallatë pranverore me perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 480 gram karota
  • 650 gram rrepa
  • 400 gram patëllxhanë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak kripë dhe piper për shije
  • 225 gram proshutë e tymosur
  • 30 gram djathë
  • 1 lugë gjelle hudhër e grirë imët (e zezë)

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 220 gradë celsius.

2

Prisni perimet në kubikë të vegjël, pasi i keni larë dhe pastruar mirë.

3

Pas kësaj i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine, karotat, rrepat, patëllxhanët, vaj ulliri, kripë dhe piper.

4

I lini në furrë për 30 minuta.

5

Tani përgatisni salcën. Në një blender kombinoni hudhrën, kripën, piperin, mustardën dhe mjaltin. I përzieni për pak sekonda.

6

Tani merrni një tas të madh dhe shtoni në të perimet. Sipër i shtoni salcën që përgatitët dhe e përzieni vazhdimisht.

7

Shërbejeni duke e ndarë në pjata. Ju bëftë mirë!

Lini një koment