Sugjerojmë:

Sallatë pranverore me domate dhe djathë burrata

3 domate të mëdha me ngjyra të ndryshme
120 gram domate qershi
2 filxhan me misra
1 lugë gjelle vaj ulliri
Piper të zi
Për salcën:
1 lugë gjelle vaj ulliri
Pak kripë
2 lugë gjelle lëng limoni
2 lugë gjelle uthull balsamike
Për sallatën:
1 tufë rukola e larë mirë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle lëng limoni
Pak kripë

1.Për të përgatitur sallatën lani mirë domatet dhe rukolën gjithashtu.

2.Në një tas copëtoni rukolën me dorë, shtoni vajin e ullirit, kripën, lëngun e limonit në sipërfaqe. I përzieni mirë dhe e lini mënjanë.

3.Domatet e mëdha i prisni në feta rrumbullake sikurse në foton kryesore.

4.Ndërkohë pomodorinit i ndani përgjysmë.

5.I bashkoni me sallatën duke i shtuar sipër misrat, salcën marinuese dhe piperin.

6.Në fund vendosni sipër djathin burrata dhe disa gjethe borziloku për dekor sipër (opsionale).

Lini një koment