Sugjerojmë:

Sallatë patëllxhanësh, një super pjatë

Veshtiresia
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
230
6 patëllxhanë mesatarë
1 filxhan me domate qershi
2 lugë gjelle me majdanoz të freskët e të grirë hollë
1/3 filxhan çaji me vaj ulliri
1 lugë gjelle me lëng limoni
1 lugë çaji uthull molle
1 lugë çaji kripë
1/2 luge çaji piper të zi
2 thelpinj hudhër

Ndizeni furrën në  200 °C.  Vendosini patëllxhanët e larë në furrë duke i shpuar me pirun në vende të ndryshme.

Lërini të piqen për rreth një orë.

Pasi janë pjekur, lërini të ftohen pak dhe më pas prijini në copa të përmasave mesatare.

Merrni një enë të vogël dhe përzieni vajin e ullirit, kripën, piperin e zi, hudhrën e grirë hollë, lëngun e limonit dhe uthullën e mollës.

Pasi të jenë përzier mirë me njëri tjetrën salcën hidheni sipër patëllxhanëve.

Në fund prisni domatet qershi dhe majdanozin grijeni hollë dhe hidhini sipër sallatës së ftohtë me patëllxhanë.

Kjo sallatë e shijshme mund të shoqërohet me një pjatë kos.

Komento